Friday , February 22 2019
Lajmi i fundit

Seanca solemne e KK Ulqin: RAMA DHE THAÇI QYTETAR NDERI

Hashim Thaci Ulqin 2Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i punëve të jashtme i Kosovës Hashim Thaçi u shpallën në seancën e sotme solemne të Kuvendit komunal të Ulqinit qytetarë nderi të kësaj komunë.

Këtë çmim Ramës dhe Thaçit ia dorëzoi kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka, i cili solli atë vendim. Në arsyetim ai tha se kryeministri shqiptar dhe ministri kosovar kanë kontribuar në marrëdhëniet e gjithanshme të Malit të Zi me shtetet e tyre, bashkëpunimit regjional dhe përmirësimit të pozitës së Shqiptarëve në Mal të Zi.

Duke u falënderuar përzemërsisht për këto çmime Thaçi dhe Rama thanë se kanë nderin që janë qytetarë nderi të Ulqinit. Ato në fjalimet përshëndetëse sidomos theksuan marrëdhëniet e mira që shtetet e tyre kanë me Malin e Zi. “Faleminderit që ishit miqtë tanë kur kishim më së shumti nevojë, në vitin 1998 dhe 1999, kur qindra mijëra refugjatë u strehuan këtu”, tha Thaçi.

Rama tha se Shqiptarët në situatën e re në Ballkan duhet të jenë shembull i mirë të tjerëve, ndërsa e kaluara duhet të jetë mësim për të gjithë.

Ai theksoi Ulqinin si vend të bashkëpunimit, oazë të kulturës në Ballkan dhe simbol të Europës së bashkuar.

Në seancën solemne në Sallën e mbushur plotë të Qendrës për kulturë ishin të pranishëm edhe kryetari malazez Filip Vujanoviq, anëtarët e korit diplomatik, përfaqësuesit e komunave tjera dhe deputetët në Parlamentin shtetëror.

Në këtë manifestim nuk ishin të pranishëm këshilltarët e Partisë socialiste popullore dhe Frontit demokratik.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top