Tuesday , November 19 2019
Lajmi i fundit

Seanema Film Festival: ME NJË FILLIM TË MBARË

Seanema Film Festival

Sonte në Ulqin hapi siparin edicioni i parë i festivalit të filmit ndërkombëtar ‘Seanema Film Festival’. Në prezencë të rreth 300 pjesëmarrësve të moshave të ndryshme, Festivali u hap me premierën e filmit ‘Djecaci iz Ulice Marksa i Engelsa’, njëherit dhe filmi zyrtar i nominuar për kategorinë e filmave më të mirë të huaj në Academy Award 2015.

Festivali, i organizuar nga grupi iAct ‘Unë veproj’, rikthen kinemanë në qytetin e Ulqinit pas pothuajse 20 viteve mungesë. Ajo çka u vërejt ishte presenzë masive e të rinjve, që edhe njëher konfimon nevojën e madhe për një aktivitet të tillë në qytetin e Ulqinit.

Festivali Seanema Film Festival, i shtjelluar rreth temës ‘Të sfidojmë korrupsionin’, do të shpalos nga galleria e vet dokumentar të shquar ndërkombëtar, fitues të çmimeve prestigjoze në festivalet më me renome botërore.

Në natën e dytë të festivalit do të shfaqen ‘Life is Sacred’ dhe ‘The Agreement’.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top