Tuesday , August 11 2020
Lajmi i fundit

Seanema: KINO AKTIVIZËM TEK PAVIJONI “REJA” NË TIRANË

The Haunting groundFestivali Seanema prezanton edicionin e dytë në një event të hapur për publikun, me datë 10 shtator në Tiranë te Pavijoni “Reja”. Koordinatorja e festivalit, Drita Llolla u shpreh për Portalin UL-info se eventi te “Reja” është një shembull kino-aktivizmi. “Qëllimi ynë është që përmes dokumentarit “The Hunting Ground” që do shfaqet atë natë, të ndërgjegjësojmë të ftuarit dhe publikun rreth fenomenit të ngacmimeve seksuale dhe mungesës së mbrojtjes juridike të viktimave të këtij krimi”, shtoi ajo.

Në pyetjen tonë se si lindi idea e prezantimit të Festivalit në Tiranë, znj. Llolla u shpreh se: “Kufijtë nuk duhet të jenë arsye ose pengesë në rikthimin e urave të komunikimit mes shqiptarëve, në mënyrë të veçantë për bashkëpunime dhe shkëmbime kulturore.”
Dokumentari “The Hunting Ground” flet për ngacmimet seksuale në kampuset e universiteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sistemin endemik të mbulimit të krimeve seksuale dhe fenomenin e fajësimit të viktimave. Një iniciativë e tre vajzave të përdhunuara, për të ekspozuar kulturën e përdhunimit në kampuse përmes një strategjie ligjore, e ka shndërruar çështjen në debat kombëtar në Amerikë,
Filmi është nominuar dhe ka fituar çmime në festivale ndërkombëtare si Dokumentari më i mirë dhe Kënga origjinale më e mirë, “`Til it happens to you” shkruar nga Lady Gaga, ndër ta edhe nominime prestigjoze si Oscar, Emmy dhe Grammy Awards.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top