Wednesday , October 17 2018
Lajmi i fundit

Sekretariati për Ekonomi dhe Zhvillim Ekonomik: Mbahet Sesion informativ i Projektit: The feminine Side of quality

 

IMG-6dd6accc826cba029598915071f4e0a6-VNë kuadër të projektit “The feminine side of quality u mbajt takim informativ me te interesuarit ne lidhje me projektin ne zonen e Ana Malit, Ulqin dhe Shtoj. Sesioni informativ me pjesëmarrësit e interesuar u diskutua mbi mundesite per zhvillimin e bujqësisë, mundesit e tyre për të regjistruar produktet e tyre bujqësore, si dhe plasimi i prodhimeve per shitje ne tregje. Gjithashtu, ky projekt përfshin trajnimin e grave të papunesuara për prodhimin, paketimit dhe reklamimin e produkteve karakteristike vendase. Projekti synon nxitjen per te përdorë potencialet ekzistuese për prodhime bujqësore dhe traditat e prodhimit organik në kombim me metodat dhe standardet moderne.

Si rezultat i këtij projekti, ne presim rritje e punesimit te grave, fuqizimin e fermereve,  si dhe prodhimin e prodhimeve vendore në paketimin me cilësor, ku do te behet distribuimi i tyre në dyqanet lokale dhe objektet turistike të klasit të lartë.

Projekti implementohet nga Komuna e Ulqinit, në partneritet me Grupin e Monitorimit Ulqin- Mogul dhe partnerët e bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Qendrës UET nga Tiran dhe Komunës Mirdit në qarkun e Lezhës.

Sekretar i Sekretariatit Agron Ibrahimi tha se ky projekt është pjesë e planit të zhvillimit të ardhshëm të bujqësisë në territorin e Ulqinit dhe bëri të ditur se nga viti i ardhshëm të fillojë me stimujt për blerjen dhe mbjelljen e produkteve bujqësore dhe mbajtja e panaireve vendore me produkte autoktone.

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top