Wednesday , August 5 2020
Lajmi i fundit

Sekretariati për financa dhe buxhet: PAGUANI TATIMIN NË PATUNDSHMËRI

Sead OsmanovicTë nderuar qytetar të komunës së Ulqinit,

Ju lajmërojmë që Sekretariati për financa dhe buxhet është në përgatitje të vendimeve të reja për tatimin në patundshmëri dhe taksen turistike për vitin 2016.

Ju lajmërojmë që jeni të obliguar t’i shlyeni detyrimet tuaj në bazë të taksave dhe tatimeve, në të kundërt jemi të obliguar te ndërmarrim të gjitha masat ligjore.

Lusim të gjithë personat fizik dhe juridik që të informohen lidhur me detyrimet e tyre në zyrat e komunës se Ulqinit nr. 117, 109 dhe 121 çdo ditë pune nga ora 11:00-14:00.

Vendim i ri mbi tatimin në patundshmëri, për mospagesë dhe mosparaqitje të patundshmërisë parasheh dënime për persona fizik nga 250 euro deri në 2.000 euro dhe për persona juridik nga 2.000 euro deri në 20.000 euro.

Ju lutemi qytetarëve që t’i përgjigjen pozitivisht këtë lajmërimi.

U.D. Sekretari-i

mr. Sead Osmanoviq

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top