Wednesday , November 21 2018
Lajmi i fundit

Sekretarijati për Ekonomi dhe Zhvillim: NISIM PROJEKTIN E VALORIZIMIT TË SHASIT

 

Agron IbrahimiSekretari për ekonomi dhe zhvillim Dr. Agron Ibrahimi njofton se Sekretarijati që ai udhëheq ka nisur projektin për valorizimin turistik të lokalitetit të Shasit. Ky projekt i ashtuquajtur “Archaeological Park Suacium at the Crossroad of Civilisations” planifikohet të zhvillohet në disa faza. Faza e parë e këtij projekti pëfshin:

  • Hartimi hapësinor i zonës arkeologjike të Shasit
  • Përpunimi i studimit të fizibilitetit për themelimin e Parku Arkeologjik Rajonal “Svacium”
  • Projekti Pilot – ekspozitë e hapur “Svacium ndër vite “
  • Fushata Promo (promovimi i Shasit si vend turistik kulturor në panairet turistike dhe mediat elektronike)

Me këtë projekt konceptohet produkti i ri nga turizmi kulturor me me rëndësi rajonale. Ky produkt i ri turistik do të krijohet dhe promovohet në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.

Edhe pse nuk është qëllimi kryesor i vizitës në Ulqin, arkeologjia/trashëgimia/kultura mund të identifikohen si pikat e forta kryesore të Ulqinit.

Ulqini bazuar në planifikimin strategjik duhet të komercializojë industrinë e kulturës në shërbim të industrisë së turizmit në teritorin e saj. Kjo duhet të ndodh përmesë faktorëve shoqërorë që i posedon Ulqini duke bërë ringjalljen turistike të qytetit të vjetër të Shasit, Kalasë së Ulqinit dhe muzeumit.

Bazuar në historinë e qytetit të vjetër të Shasit, ky qytet i humbur mund ta përjetojë ringjalljen e tij sipas modelit të kreativitetit dhe shembullit të zhvillimit me qytetin e vjetër Petra në Jordani.

Faza finale e këtij projekti do të ketë për qëllim që të bëhet ndërlidhja e kulturës dhe industrisë së turizmit do të çoj në rigjallërimin e këtij vendi në një destinacion më të njohur në rajonin e Ballkanit për tu vizituar dhe për t’u ushtruar veprimtaritë e tjera ndërvarëse që mund të ushtohet me këtë zhvillim siç është ajo e tregtisë me zeje tradicionale, luajtjes së filmave, gastronomisë dhe vizitave turistike.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top