Monday , June 26 2017
Lajmi i fundit

Sektori civil: EDHE PROPOZIMET TONA NË PROGRAMIN E PUNËS TË KUVENDIT

NVO 3Mbas tre ditë pjesëmarrje në punën e Parlamentit lokal, përfaqësuesit e sektorit civil në mënyrë të suksesshme kanë shfrytëzuar institutin “karrigia e lirë”. Arritëm që në Programin e punës së Kuvendit komunal të Ulqinit për vitin 2017 të vendosen 4 pika të propozuara nga OJQ-të:

  1. Të formohet Këshilli për zhvillimin dhe mbrojtjen e vetëqeverisjes lokale
  2. Të sillet vendimi për pjesëmarrjen e popullsisë lokale në kryerjen e punëve publike,
  3. Të formohet Këshilli për bashkëpunim të vetëqeverisjes lokale me OJQ,
  4. Të miratohet Plani lokal i veprimit (aksionit) për parandalimin e sëmundjeve të varësisë.

Arritëm që të fitojmë vendin e përfaqësuesit të OJQ-ve lokale në grupin punues për ndryshimin e Statutit të Komunës së Ulqinit, i cili së shpejti do të fillojë punën.

OJQ-të e Ulqinit, prej vitit 2012 kur u miratua Rregullorja e re e Kuvendit komunal, rregullisht lajmërohen për shfrytëzimin e institutit “karrigia e lirë” dhe me këtë në mënyrë të konsiderueshme kontribuojnë në zhvillimin e parlamentarizmit lokal, promovimin e vlerave të shoqërisë civile dhe zhvillimit të përgjithshëm të komunitetit lokal.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top