Saturday , August 19 2017
Lajmi i fundit

Sektori civil fton Komunën: PAGUANI MJETET OJQ-ËVE NGA KONKURSI I VITIT 2016

Rrjeti joformal i Organizatave te shoqerise civileRrjeti i organizatave të shoqërisë civile në Ulqin, me datën 24 mars 2017 organizoi takim pune, në të cilin u hartuan dy iniciativa të adresuara për Vetëqeverisjen Lokale.
Ashtu siç kemi raportuar edhe më herët, në mbledhjen e fundit të Parlamentit Lokal, organizatat e shoqërisë civile fituan mundësinë e pjesëmarrjes në Komisionin për hartimin e ndryshimeve të Statutit të Komunës së Ulqinit.
Lidhur me këtë, Kryetari i Kuvendit na ftoi që të kandidojmë përfaqësuesin e sektorit joqeveritar në këtë komision. Për këtë çështje OJQ-te lokale u mblodhën dhe propozuan përfaqësuesen e tyre për anëtare të këtij komisioni. Ajo është Drita Llolla nga Shoqata “iACT“
Në këtë takim, OJQ-te lokale hartuan edhe një iniciativë të rëndësishme të cilën ia adresuan Kryetarit të Komunës – INICIATIVA për pagesën e mjeteve OJQ-ve nga Konkursi i vitit 2016 dhe krijimin e kushteve formale për shpalljen e Konkursit për ndarjen e mjeteve për v. 2017.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top