Tuesday , December 11 2018
Lajmi i fundit

Sekuliq: SË SHPEJTI TENDERI PËR FERMËN DIELLORE NË ULQIN

Dragica SekulicMinistrja e ekonomisë Dragica Sekuliq paralajmëroi se së shpejti do të shpallet thirrja publike për ndërtimin e fermës së madhe diellore në rrethinë të Ulqinit.

Ajo theksoi se nuk bëhet fjalë për nxitje të burimeve të reja të energjisë por për çmim të tregut.

„Kemi interesim të konsiderueshëm të investitorëve, kemi tokë të madhe shtetërore të pashfrytëzuar në rrethinë të Ulqinit dhe besoj se mund ta valorizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme“, shtoi ministrja Sekuliq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top