Thursday , April 26 2018
Lajmi i fundit

Seminari në Kala: ADMINISTRATA LOKALE DUHET TË JETË MË E HAPUR DHE TRANSPARENTE

Novi HorizontOrganizata joqeveritare „Horizonti i ri“ ka organizuar të enjten, në „Pallatin Venecia“ në Kala, seminarin me temë „Qasja proaktive e informatave në vetëqeverisjen lokale“.

Në këtë tubim morën pjesë funksionarët lokal në krye me nënkryetaren e Komunës Hadixha Gjonin, këshilltarët, zyrtarët e organeve të administratës së Komunës, përfaqësuesit e sektorit civil dhe të mediave.

Drejtori ekzekutiv i OJQ „Horizonti i ri“ Nazif Veliq tha se kjo organizatë e shoqërisë civile nga qershori i këtij viti ka filluar realizimin e projektit i cili ka për qëllim përkrahjen e reformës së administratës publike në nivel lokal, e në veçanti monitorimin e zbatimit të parimit të përgjegjshmërisë të organeve të vetëqeverisjes vendore.

„Ne ndihmojmë administratën lokale të jetë sa më efikase në punën e vet, por njëkohësisht edhe sa më e hapur dhe e përgjegjshme karshi qytetarëve“, tha ai gjersa rezultatet e monitorimit i prezantoi hulumtuesi në këtë projekt Admir Gjoni.

Në tubim folën edhe kryetari i Këshillit të Agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasje të lirë të informatave Muhamed Gjokaj, koordinatori i programit juridik të MANS-it Vuk Jankoviq, Ana Gjurmiq nga Instituti Alternativa dhe nënkryetarja Gjoni.

Pastaj u hap diskutimi në të cilin u dëgjuan një sërë vërejtjesh kontruktive për përmirësimin e gjendjes në këtë fushë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top