Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Sëmundja: PËR TRE VITE NË ULQIN THAHEN RRETH 30 PALMA

Pallma, Palme, Ulcinj, Ulqin, Bulevardi Teuta, Bulevar TeutaPrej vitit 2012 kur u konstatua sëmundja dosëza e kuqe, në Ulqin janë tharë rreth tridhjetë palma, nga ato më të bukurat, të llojit Phoenix theophrasti, i cili së bashku me Chamaerops humilis konsiderohet si lloji i vetëm autokton në Europë.

„Dosëza e kuqe nga maje futet në bimë, strehohet dhe vepron. Atëherë është shumë vështir të veprosh kundër saj. Për këtë arsye nga ngelet vetëm preventiva“, tha këshilltari për bujqësi pranë komunës së Ulqinit Gani Rexha.

Ai thekson se nuk është shënuar asnjë rast i sëmundjes së rrezikshme të ullinjve siç ishte rasti në jug të Italisë vitin e kaluar për të cilën nuk ka shërim.

Sipas fjalëve të tija, as këtë vit nuk pritet prodhimi i mirë. „Na mbetet që më fuqishëm të kujdesemi për frytin i cili është në pemë, sepse ai menjëherë në fund të këtij muaj do të jetë nën shënjestrën e mushicës së ullirit të cilës i pëlqejnë dimrat e butë dhe pranverat me reshje shiu“, theksoi Rexha dhe shtoi: „Ne duhet ti përshtatemi kohës, e jo koha neve“.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top