Wednesday , August 5 2020
Lajmi i fundit

“Servantes dhe Dulçinea”: SHFAQJE PËR MË TË RINJTË

Grupi teatral në krye me Munib Abazin ka luajtur sot versionin e shkurtuar të dramës “Servantes dhe Dulçinea” për Ulqinakët më të rinj.Munibi 2

Janë mbajtur tre shfaqje për fëmijët me pengesa në zhvillim në Qendrën ditore “Sirena”, në hapësirat e OJQ “E drejta për jetë” dhe në Katërkollë, në të cilët ishin të pranishëm edhe fëmijët nga foshnjoret e qytetit.

“Këto fëmijë nuk kanë nevojë për mëshirë, por për lojë dhe argëtim”, tha drejtori i Sirenës Bilal Alaj duke theksuar që tash dy javë fitojnë dhurata për vit të ri.

Abazi tha që ky ishte një akt simbolik në mënyrë që këto fëmijë të kënaqen para festave.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top