Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Sezoni: KULMI NË RIVIERËN E ULQINIT NIS MË 18 KORRIK

Ulqin, Ulcinj, Kalaja, Stari grad, PanoramaSezoni i deritashëm turistik ka treguar se ai është i mirë për hotele, sepse ato me çmime janë përshtatur tregut, ndërsa, të paktën deri tani, janë më pak të kënaqur pronarët e akomodimit privat.

Moti i bukur, ngritja e temperaturave në kontinent dhe përfundimi i vitit shkollor në disa vende perëndimore kanë ndikuar konsiderueshëm këtë fundjavë në rritjen e numrit të turistëve në rivierën e Ulqinit.

Por, është e qartë se kulmi i sezonit, duke u bazuar në eksperiencën e viteve të kaluara, do të nis ditën e dytë e Bajramit të Ramazanit, gjegjësisht më 18 korrik, dhe se kjo gjendje në akomodimin privat do të zgjat deri në fund të gushtit.

Rezervimet në hotele tregojnë se mbushja e kapaciteteve të tyre do të jetë e mirë deri në fillim të tetorit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top