Saturday , December 15 2018
Lajmi i fundit

SH.F. “Marshall Tito”: FESTOHEN PESË DEKADA PUNË

Marshall TitoNë sallën e Shkollës fillore “Marshall Tito” të marten solemnisht u festua 50-vjetori i punës së këtij institucioni edukativo – arsimor.

Në praninë e të ftuarve të shumtë, për historinë dhe sukseset e kësaj shkolle të cilën sot e ndjekin rreth 1.200 nxënës, foli drejtori Arben Llunji.

“Kemi krijuar ambient të këndshëm dhe të bukur në të cilin qëndrojnë, mësojnë dhe punojnë nxënësit, arsimtarët dhe të gjithë të punësuarit. Kemi rregulluar oborrin shkollor, parkingun për të punësuarit dhe prindërit, parcelën shembullore dhe filluam ta rregullojmë parkun botanik. Po ashtu kemi rregulluar hapësirën multifunksionale për fëmijë me nevoja të veçanta dhe për qëndrim të zgjatur, ndërsa me përkrahjen e Qeverisë javën e kaluar është përuruar përfundimi i punimeve për rikonstruktimin e sallës”, tha Llunji.

Program të pasur kulturo-artistik për të gjithë të ftuarit organizuan nxënësit e shkollës.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top