Monday , September 21 2020
Lajmi i fundit

SH.F. “Marshall Tito”: JEMI BËRË PARTNER I INSTITUTIT GOETHE

M.TitoJu informojmë se shkollës sonë i është dhënë statusi i shkollës partnere nga Instituti Goethe që ka të bëjë me avancimin e gjuhës gjermane.

Progresi i shkolles gjatë viteve të fundit është i lakmueshëm dhe me rezultate të dukshme, rezultat ky që e ka njohur dhe vlerësuar Instituti i mirënjohur Geothe.

Bashkëpunimi me Institutin Goethe për ne si shkollë partnere ofron shumë mundësi:

  • pjesëmarrje në projekte të ndryshme
  • bashkëpunimi me shkollat prestigjioze në të gjithë botën – me mbi 2000 shkolla
  • nxënësve i ofrohet mundësia për bursa për të avancimin e gjuhës gjermane
  • ndjekja e seminareve dhe trajnimeve të ndryshme për nxënës dhe mësimdhënës
  • shkëmbimi i nxënësve me shkollat tjera partnere të Institutit Goethe nga e gjithë bota
  • Përfitimi i materialeve didaktike dhe të tjera

Goethe-Institut është shoqatë ndërkombëtare e përgjithshme me seli në Mynih.

GoetheQëllimi kryesor i Goethe-Institutit pasqyrohet në mbështetjen e mësimit dhe avancimit të gjuhës gjermane, nxitjen e bashkëpunimit kulturor, si dhe në prezantimin e imazhit aktual të Gjermanisë në botë.

Përveç selisë kryesore në Mynih, Goethe-Instituti është i pranishëm edhe në 12 qytete në të gjithë Gjermaninë si dhe në 97 shtete, duke përbërë një rrjet prej gjithsej 157 institutesh (Goethe-Institut), qendra (Goethe-Zentrum) ose zyra (Verbindungsbüro).

Përveç kësaj, Instituti nxit marrëdhënie të veçanta me qindra institucione partnere të huaja nga e gjithë bota për të cilat ofron ndihmë financiare ose shërbime këshilluese.

Shoqata mban emrin e shkrimtarit gjerman Johann Wolfgang Goethe.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top