Wednesday , September 19 2018
Lajmi i fundit

Shaptafi: SA KUSHTON FYTYRA E KOMBIT

Nevryz ShaptafiKa disa ditë që po mendoj të bëj një shkrim për përkrahjen që partitë shqiptare i ofruan kandidatit për president Millo Gjukanoviqit, më saktësisht, prej ditës që PD- ja i ofroi përkrahjen e saj këtij kandidati. Por ngurrova, sepse PD njihet si degë e DPS-it në Ulqin, dhe lideri i PD-se ishte aq entuziast qe partia mëmë, pra DPS-i , nxori pikërisht liderin e vet si kandidat për president të Malit te Zi, dhe Gjeka donte, dhe duhej të ishte i pari në listen e partive që do ta përkrahnin ketë kandidat. Ditët kaluan dhe nuk vonoi shumë, në radhë u vu partia tjetër që ja ofroi përkrahjen Sulltanit. Bëhet fjalë për UDSH-në, apo degën e parë të DPS-it në Ulqin. Mirëpo, kjo parti nuk u nxitua shumë dhe përkrahjen ja ofroi në mënyre pak me diplomatike se PD-ja.Kjo parti, pra UDSH-ja, doli me një deklaratë se kinse ka caktuar një mbledhje të Këshillit qendror dhe në atë mbledhje është vendosur që kjo parti ti ofrojë përkrahjen M.Gj. si kandidat për president, përndryshe nga PD-ja e cila as nuk mbajti mbledhje, as nuk pyeti këshillin, e as nuk u konsultua me kryesine, sepse lideri i PD-se është vete këshill, vetë kryesi, vetë cakton, vetë propozon, vetë emëron, vetë shkarkon, vetë jep dorëheqje, vet kandidohet dhe vete fiton, pra është Alfa dhe Omega i partisë. Nuk vonoi shume dhe ne radhë për të përkrahur Sulltanin u vu edhe partia tjetër shqiptare, nacionale, autoktone, demokratike, kadrovike, Forca. Edhe kjo parti kinse mbajti një mbledhje dhe këshilli i kësaj partie paska vendosur te përkrah Sulltanin. Çuditërisht kësaj herë kjo parti nuk nënshkruajti asnjë aneks marrëveshje me Sulltanin, e harroj Valdanosin, i harroj të drejtat e shqiptareve ne MZ, e harroj Lidon, e harroj Morsko Dobron, me nje fjalë i harroj te gjitha dhe përkrahjen ja dha bianco të vulosur dhe firmosur nga kryetari i partisë. Kjo sjellje e liderëve shqiptarë tregon se dallimi ne mes te partive shqiptare dhe DPS-it është vetëm forma se si zhvillohet loja, por qe ne fund mushka i çon drutë ne te njëjtin vend, dhe me sigurinë me te plote se asnjë dru nuk do te humbe rrugës. Dhe kështu te tria partitë e “mëdha” shqiptare te Ulqinit i ofruan ndihme dhe përkrahje ne këto momente te vështira qe po kalon Sulltani. Sepse te jesh oborrtar ne oborrin e Sulltanit është privilegj por është edhe përgjegjësi. Është privilegj sepse Sulltani te emëron Kryetar Komune, te bën deputet, te bën edhe Minister, edhe Kryetar KNSH-je, edhe Nënkryetar parlamenti,ti fsheh dosjet e mbushura me abuzime, ti pezullon padite penale dhe plote ndihmesa e lehtësime te tjera. Por është edhe përgjegjësi , sepse nëse nuk je i dëgjueshme dhe kundërshton Sulltanin atëherë te shkon koka. Dhe meqë oborrtarët e Sulltanit i dinë mire këtë pune sepse kane përvojë disavjeçare ne Oborr , atëherë janë te detyruar te ruajnë kokën e vet secili.Sulltani bile bile ka një rregull te shkruar qarte ku thuhet:Ai qe sot pranon nje ndihme , neser eshte i obliguar te zbatoje nje urdher. Dhe keshtu te tria partite shqiptare po zbatojne urdhrat e Sulltanit .Sulltani e ka fitoren shume afer.Ne ditet ne vazhdim pritet edhe perkrahja e CAPIT (PQSHI), dhe fitorja eshte e sigurte. Keshtu pra,Sulltani mund ta beje gjumin rehat. E mira e kesaj maskarade eshte se me ne fund u realizua nje utopi. Ne si shqiptare te pakten nje here i pame se partite shqiptare jane ne sintoni te plote rreth nje ceshtjeje.Por hipokrizia me e madhe eshte se keto parti behen bashke per te perkrahur Sulltanin , por asesi nuk mund te dakordohen per te dale ne zgjedhje parlamentare ne nje liste te perbashket.Pervec kesaj keto parti jane ne sintoni te plote per te perkrahur Sulltanin, por kane antagonizma te theksuara dhe asesi nuk mund te mirren vesht qe te formojne shumicen ne Komunen e Ulqinit, edhepse i kane numrat dhe nuk kane nevoje per parti tjera.Pra, kur duhet te bashkohen per te miren e Sulltanit, keto jane unanime, ndersa kur duhet te bashkohen per te miren e Ulqinit keto jane ne disonance.Lind pyetja: a thua pse keto parti jane ne koherence ndaj Sulltanit , ndersa kane divergjenca rreth formimit te shumices ne Ulqin.Interesat e kujt mbrojne keta lidere, te Sulltanit apo te qytetarve dhe qytetit tone.Pra nese keto parti jane te formuara dhe luftojne per te mbrojtur gjuhen, kulturen, traditen dhe gjithcka tjeter qe nderlidhet me qytetin tone dhe shqiptaret ne Mz, atehere si mundet qe po te njejtat parti te perkrahin nje kandidat i cili me politiken e tij po e than Ulqinin dita dites.Kjo perkrahje do te thote:

Faleminderit politikes zhvillimore te Ulqinit per 27 vite,
Faleminderit per ekonomine qe dita dites po vjen duke e humbur kuptimin e saj,
Faleminderit per falimentimin e ndermarrjeve shoqerore dhe bujqesore,
Faleminderit per papunesine,
Faleminderit per turizmin e(ne)litarë,
Faleminderit per Komunen e Tuzit, Faleminderit per particimin proporcional te shqiptareve ne institucionet shteterore,
Faleminderit per perdorimin e flamurit, per perdorimin e gjuhes shqipe, per tekstet shkollore,
Faleminderit per shitjen e Kripores 0.06 cent/1m2,
Faleminderit qe e zbraze Krajen nga shqiptaret,
Faleminderit qe ja more ingerencat komunes me ligjin per ndertim dhe legalizim,
e shume e shume falenderime te tjera qe ja kena borxh ketij kandidati.

Dhe ajo qe eshte me paradoksale dhe shqetesuese eshte fakti qe kaluan gati dy muaj , prej qe perfunduan zgjedhjet, dhe asnje nga partite e ashtuquajtura nacionale nuk mori nje iniciative per te organizuar bisedime per formimin e nje koalicioni brenda trupit nacional , por te gjitha partite qe nga data 5 shkurt kane ule kuburet dhe kane ngrit duart lart, deri ne ,, permiresimin,, e kohes .Kjo sjellje e lidereve te partive shqiptare perkon me menyren se si Meterniku e ka cilesuar car Aleksandrin. Ai e pershkruante carin si nje kombinimim te cuditshem mes virtyteve mashkullore dhe dobesise femerore, dhe theksonte se cari ishte shume i dobet per nje ambicje te vertete por shume i forte per nje krenari bosh.E me e keqja eshte se gjate ketyre dy muajve pervec DPS-it( dhe ata me frazen e tyre te njohur, Ne duam Kryetarin e Komunes), te cilet dolen disa here ne deklarata ne portale e mjete te tjera te informimit, te tjerve nuk ju degjua zeri.Nuk ju degjua zeri partive tjera pjesemarrese ne zgjedhje, nuk ju degjua zeri KNSH-se, nuk folen portalet,nuk folen gazetaret, nuk folen intelektualet,nuk folen analistat.Dhe e gjitha kjo heshtje te krijon pershtypjen se vendi jone gjendet ne kolaps politik, mediatik, intelektual etj. Eshte ne rregull qe ndoshta nuk doni te perkrahni dhe nuk ju pelqen asnje kandidat nga opozita, por keni pasur dy alternativa:ose perkrahni Sulltanin me kushte, ose te abstenoni.Do te kishit dale faqebardhe edhe me votuesit tuaj edhe me shqiptaret ne pergjithesi. Ju kreret e partive politike shqiptare ,me kete akt keni vulos turpin tuaj, dhe brezat e ardheshem do tju gjykojne. Ju sot, doni apo nuk doni jeni duke ndertuar permendoren tuaj.Ne te dicka do te shkruhet: ose, ajo gjenerate e ka nxjerre vendin nga kriza, ose ajo gjenerate e ka nxjerre veten nga kriza.Zgjedhja eshte ne doren tuaj.

One comment

  1. I nderauri Nevryz, po cfare prite ti te apstinojne ato qe kajne dosijet e mbushura, qe Sulltani ja msheh ose ose me ato i jep kusht , e qe SGUXOJN e mos me e perkrahe se i doli ici…

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top