Thursday , July 18 2019
Lajmi i fundit

SHAQIR ISMAILI: ISA BOLETINI

Shaqir SmajliPrej vitit 1980 e deri në vitin 2004 kam qenë i punësuar në kuadrin e Bashkësisë islame duke ushtruar profesionin e kryeimamit në Titograd- 1992 Podgoricë. Popullata muslimane e Titogradit ka qenë e detyruar t’i braktisi varrezat muslimane, të quajtur „Tursko groblje“ ne Pobrezhje qysh në vitin 1973. Duke i u caktuar një parcelë tjetër jashtë qytetit afro 8 km, te lumi Cem-Toka e Zezë. Komuna e Titogradit, në mjedis të asaj parcelës 2 hektarë e rrethoj dhe ndërtoi një varreze të përbashkët në të cilin do varroheshin eshtrat e pa identifikuara nga varret Pobrezhje.

Në lidhje me çështjen e gërmimit të eshtrave të Isa Buletinit me tetë shokët e tij nga varrezat Pobrezhje të Podgoricës në Mitrovicë me përgjegjësi të plotë deklaroi: -Varret në Pobrezhje prej 1973 deri në vitin 1998 në disa faza i ka shkatërruar komuna e qytetit. Për çdo herë komuna lajmëronte Këshillin e Bashkësisë islame duke apeluar që BI të lajmëroj të interesuarit ti heqin eshtrat e familjeve të tyre e ti shtinë në dhe te Cemi ose diku tjetër. Çdo herë, Bashkësia islame bëri shpallje në gazeta – “Pobjeda” e Titogradit e në “Oslobogjenje” të Sarajevës për ketë çështje. Në ato ftesa janë përgjigjur numër i vogël sepse me kohë shumica e varrezave ka qenë e rrafshuar me tokë pa epitafe e mbishkrime.

Për eshtrat e Isa Boletinit me bashkëluftëtarët e tij është interesuar arkivi historik i Kosovës i drejtuar nga i ndjeri Muhamed Shukriu. Shukriu me ekipin e vetë para vitit 1980, para se unë të shkoj në Titograd, ka vizituar Ulqinin dhe Titogradin. Ai ka konfirmuar në Bashkësinë islame në Titograd vizitën e tij të dytë në kryeqytetin e Malit të Zi në vitin 1994 në prezencë të Kryetarit të BI Idriz ef. Demirit dhe shokëve të tij: Molla Asllan Muratin, kryeimamin e Mitrovicës si edhe me nipin e Isa Boletinit Remzi Miratin. Muhammed Shukriu konfirmoj se në vizitën e parë në Ulqin ka arrit ti heq një pjesë të eshtrave të Ymer Prizrenit e ti bartë në Kosovë, kurse në Titograd, në Pobrezhje duke u shërbyer me harta e skica gjeti varrin dhe epitafin me emrin Isa Boletini, i cili epitaf edhe sot gjendet në grumbullin e gur-varrezave dhe epitafeve buzë varrezave në Cem. Në zbulimin e varrit të Isa Boletinit ushin të ndihmuar nga i ndjeri Ahmed Jakupoviq. Në atë kohë, fatkeqësisht organet shtetërore nuk lejuan të gërmonin e ti marrin eshtrat prej M. Të Zi për në Kosovë. Edhe në vitin 1994, në kohen luftës në Bosnje e Hercegovinë e Kroaci, ekipi nga Kosova i drejtuar nga i ndjeri Muhammed Shukriu u kthye në Kosovë pa rezultat. Mirëpo, për çdo eventualitet, për raste më të volitshëm, patën lenë numrat e telefonave M. Shukriu, 029 22457, Rr Xhevdet Doda- Prizren dhe Mulla Asllani +381 28 22883 Mitrovicë.

Komuna e Podgoricës në vitin 1998 përfundimisht pat vendosë që parcelën e varreve të dikurshëm ta shndërroi në park të qytetit me elementet e parkut kohorë. Lajmëroi Këshillin e Bashkësisë islame që edhe një herë të lajmëroj të interesuarit ti gërmihin varrezat e familjeve të tyre se më nuk kanë me pasur rast ti ç’vendosin nga kompleksi i vjetër i varreve në Pobrezhje se do të shtohet me beton e do të vihen lule dhe bimë të ndryshme. Harxhimet për ç’vendosje të eshtrave i merr mbi vete komuna e Podgoricës.

Bashkësia Islame me njëherë lajmëroi Mulla Asllanin në Mitrovicë se përfundimisht, shansi i fundit që duhet te shfrytëzohet, është ky. Pas pak kohe në Podgoricë arriti Muhamed Shukriu, drejtori i institutit me Remzi Muratin, nipin e Isa Boletinit. Me veti kishin sjell edhe skicën e kompleksit të varreve Pobrezhje. Për koordinues rreth zbulimit të eshtrave të Isa Buletinit me shokë, nga Bashkësia islame u caktua Shaqir Smailoviq (Shaqir Ismaili), ndërsa nga komuna Brano Jovanoviq. Kërkimet kanë zgjatë më se 20 ditë. Ekipi nga Kosova qe vendosë në hotelin Podgorica. M. Shukriu na ka rrëfyer se me skeletin Isa Boletinit, u zbuluan edhe të tjerët, u zbuluan edhe bashkëluftëtaret e tij të vrarë në Podgoricë në vitin 1916 e te varrosur nga muslimanët e Podgoricës fshehtas në kompleksin Pobrezhje të Podgoricës. Gjatë aksionit të gërmimeve nuk janë tregu emrat dhe viti i vrasjes së këtyre heronjve.

Pas luftës kemi vizituar Mulla Asllanin i cili na ka premtuar se do të na ftojë në varrimin e tyre dinjitoz në Mitrovicë. Kjo shkurtimisht është e vërteta për Isa Buletinin dhe bartjen e eshtrave të tij prej varrezave Pobrezhje të Podgoricës në Mitrovicë.

(Autori është imam në pension. Jeton në Sarajevë, Semira Fraste 16)

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top