Wednesday , November 21 2018
Lajmi i fundit

Shas: MBAHET LITURGJIA, PROTESTË E BANORËVE VENDAS

IMG-c24a7e02f70199abd57fd5fb7786bec8-VMitropoliti malazez – bregdetar Amfillohije Radoviq mbajti të dielën liturgjinë në Shas.

Liturgjia u mbajt para kishës së Shën Gjonit, sepse hyrjen në te e ndaloi policia.

Inspektorët e Policisë Komunale në Ulqin të premten kanë konstatuar se pa pëlqimin e Drejtorisë për Mbrojtjen e Të Mirave Kulturore të Malit të Zi u kryen punimet në këtë objekt, ndërsa ndërmarrjen e masave nga organet kompetente kërkuan Kuvendi i Komunës së Ulqinit, Këshilli Kombëtarë i Shqiptarëve dhe Bashkësia Lokale Katërkollë.

Në Shas të dielën u grumbulluan disa dhjetra banorë vendas të cilët protestuan për shkak të mbajtjes së liturgjisë nga ana e episkopit të Kishës Ortodokse Malazeze në këtë lokalitet arkeologjik, por incidentët e mundshme i parandaloi policia.

One comment

  1. Eh sikur ta kishte nji pune tete oreshe ne dite si ne te prapambeturit sdo I shkonte nder mend se nga cila ane e ka deren kisha ! Jane mesuar keta horra me jetu ne djersen e popullit dhe me e rendesishmja eshte se mbajn gjakun e qindra mijrave civilve te pafajshem ne duart e ndyra ! I derguar I posacem nga qeveria terroriste serbe per te prishur harmonin ndermjet Shqiptarve dhe Malazezve ! Jam me se I sigurt se vitin tjeter do vijne edhe me te zhurmshem ne qofte se nuk e godasim gjarprin nga koka ! Nuk paska kisha neper serbi apo rusi nga e ka faren ky ndyrsire ti lutet zotit por dashka kishat Shqiptare ? Valle a ka zote ?

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top