SHAS: SË SHPEJTI E PROJEKT SHEMBULL NË TOKËN E LËNË PAS DORE

Nënshkrimi në Shas, Potpis u Sasu, Voli, SimovicNënkryetari i Qeverisë dhe ministri i bujqësisë dhe zhvillimit rural Mr. Millutin Simoviq dhe kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu kanë nënshkruar të hënën kontratën për qiramarrjen e tokës bujqësore në pronësi shtetërore në lokalitetin Shas, me përfaqësuesin e qiramarrësit, kryetarin e Këshillit të drejtorëve të kompanisë „Voli Trade“ SHPK Dragan Bokan.

Bokan tha se rreth 70 hektarë të tokës u morën me qira në periudhën 15 vjeçare, me mundësi të zgjatjes në edhe 15 të tjera.

„Në tre vitet e ardhshme me kontratë është paraparë investimi prej 1,5 milion euro, por ne do të investojmë më shumë. Do të jetë ky një projekt për tu marr shembull“, tha ai duke theksuar se kompania e tij në të ardhmen do të orientohet më shumë në bujqësi dhe turizëm.

Bokan i tha fermerëve lokal që kompania „Voli“ do të blejë prodhimet e tyre.

Zëvendëskryeministri Simoviq përshëndeti këtë synim dhe theksoi se „Qeveria nuk ka komfortin që të shikojë tokën e vet të papunuar“.

Në nënshkrimin e kontratës ishin të pranishëm kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, nënkryetarët e Komunës Hadixha Gjoni, Vaso Radoviq, Met Gjoni dhe Arian Murati, si dhe sekretari i Sekretariatit për buxhet dhe financa Sead Osmanoviq.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…