Tuesday , March 31 2020
Lajmi i fundit

Shefi i diplomacisë shqiptare në Podgoricë: MARRËDHËNIE TË MIRA NË MES DY VENDEVE

lukshiq bushatiMarrëdhëniet e mira në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera, ndërsa bashkëpunimi i mire duhet të përcillet në fushën e ekonomisë, vlerësuan mbas takimit ministrat e punëve të jashtme të dy shteteve Igor Llukshiq dhe Ditmir Bushati, transmeton portal RTCG.

“Marrëdhëniet e shteteve tona janë të shkëlqyera dhe ekziston një sërë projektesh në pjesën bilaterale rreth të cilave mund të vazhdojmë të bashkëpunojmë, në mënyrë që marrëdhëniet e shkëlqyera politike ti materializojmë edhe nëpërmjet marrëdhënieve ekonomike në dobi të qytetarëve tanë”, tha Llukshiq.

Ai deklaroi që me kolegun Shqiptar është arritur marrëveshja dhe nënshkrimi i Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e integrimeve në BE.

Ministri Bushati ka rikujtuar që ky është viti në të cili Shqipëria shënon pesë vjetorin e anëtarësisë në NATO.

Ai porositi që Shqipëria në NATO do të përkrah politikën e qeverive të hapura, si dhe pranimin e Malit të Zi në Aleancë.

Lukshiq duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve tha që shpreson së shpejti do të zgjidhet edhe statusi i komunës së Tuzit

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top