Saturday , October 21 2017
Lajmi i fundit

Shehoviq: SD VET NË ZGJEDHJE NË ULQIN, DO TË JEMI PUSHTET

damir-shehoviq-sehovic“Socialdemokratët e Malit të Zi (SD) në zgjedhjet e ardhshme lokale duhet të dalin vet, sepse trendi i rritjes së përkrahjes për këtë parti do të vazhdojë”, tha nënkryetari I SD, Damir Shehoviq.

Ai tha se vendimin përfundimtar për mënyrën e pjesëmarrjes në zgjedhje lokale do ta sjellin organet e parties, kur të shpallen zgjedhjet.

“Qëndrimi im personal është që SD në zgjedhjet e ardhshme lokale duhet të marrë pjesë vet, sepse jam i bindur që trendi rritës do të vazhdojë, që edhe kësaj radhe qytetarët do të dijnë të njohin cilësinë e ofertës zgjedhore dhe njerëzi e respektuar të cilët janë garantë që ajo do të realizohet”, tha Shehoviq për “Pobjeda”.

Sipas fjalëve të tija, nuk ka dilemë që SD, bashkë me partnerët nga niveli shtetëror, në këto vende do të jetë pjesë e pushttit, dhe do të ndërmarrë pjesën e përgjegjëissë për zhvillimin e mëtejmë të Ulqinit, Cetinës, Petnicës dhe Mojkovcit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top