Për kryetarin e Shoqatës “Kalaja” Ismet Karamanaga dilemë nuk ka: fajtor për shembjen e një pjese të bedenit është faktori njerëzor. “Sepse, në këtë hapësirë, pranë bedenave shekullore, me vite deponoheshin mbeturinat inerte nga shesh ndërtimi i objektit të paidentifikuar në pjesën jugore të Kalasë”, thekson ai.
Nga administrata lokale pohojnë se si pasojë e deponimit të mbeturinave ndërtimore dhe reshjeve të shumta erdhi deri tek gufimi, e pastaj edhe deri tek shembja e bedenit në det.
Pra, bedenat e fuqishme të Kalasë i rezistuan edhe mbretit të tmerrshëm bullgar Samuil në vitit 998 dhe Mongolëve të cilët në kuajt e tyre erdhën nga stepet e Azisë në vitin 1242, por gjithmonë ishin të dobëta ndaj fuqisë së prishjes dhe devastimit brenda vet mureve.