Një pjesë e murit në anën jugore të Kalasë u rrënua të dielën në det.
Sipas fjalëve të banorëve vendas, kësaj i kontribuuan reshjet e mëdha të shiut dhe sasia e madhe e materialeve inerte të deponuara në këtë pjesë të Kalasë.
“Ekziston frika që kjo pjesë e njohur të shembet edhe më shumë në det. Ndoshta kjo prishje e bedenit, më në fund do të zgjojë edhe vetëdijen dhe ndërgjegjen e organeve kompetente për fatin e mëtejmë të nj objekti të paidentifikuar i cili gjendet në afërsi”, tha kryetari i Shoqatës “Kalaja” Ismet Karamanaga.