Thursday , October 22 2020
Lajmi i fundit

SHF “Marshal Tito”: VITI SHKOLLOR 2020/21 DO TË FILLOJË SIPAS MODELIT TË NJOFTUAR!

IMG-3af927348f977385544f3cd0420f0579-VViti shkollor do të fillojë sipas të njëjtit model që është njoftuar, para së gjithash për shkak të nevojës që nxënësit tanë të kontaktojnë me mjedisin shkollor pas një kohe të gjatë, por me vërejtjen se situata aktuale epidemiologjike është më se komplekse.

Nxënësit e klasave të I, II, III, IV, V dhe VI do të ndjekin mësimet në shkollë të cilët do të jenë të ndarë në dy grupe (maksimumi 15 nxënës për grup), ndërsa nxënësit e klasave të VII, VIII dhe IX do të ndjekin mësimet Online, me 3 orë në ditë konsultime në shkollë, të cilat gjithashtu do të ndahen në dy grupe.

Kohëzgjatja e orëve për nxënësit  është 30 minuta dhe  maksimumi  është 4 orë në ditë!

Pas çdo ndërrimi të grupeve të nxënësve do të bëhet dezinfektimi i klasave, kabinetëve  dhe i të gjitha hapësirave ku nxënësit tanë por edhe mësimdhënësit si dhe punonjësit të tjerë qëndrojnë, mësojnë dhe punojnë.

Të gjithë punonjësit, si dhe nxënësit, e kanë obligim  të mbajnë maska mbrojtëse.

Poashtu parashikohet distancë e përshtatshme midis nxënësve, matja ditore e temperaturës së nxënësve dhe punonjësve me të hyrë në shkollë, bombolët me dezinfektues do të vendosen në secilën klasë, në koridore dhe tualetet e shkollës.

Ky plan i procesit mësimorë, i cili përfshin ndarjen e klasave dhe punën në disa ndërrime (gjithsej 7 ndërrime) ishte një sfidë e madhe për shkollën tonë, e cila ka një numër të madh të nxënësve dhe hapësira  (klasa dhe kabinete)​​ të kufizuar, por pavarësisht kësaj ne arritëm të organizonim mësimdhënijen për të gjithë nxënësit e shkollës tone.

Drejtori i shkollës Mr Arben Llunji ka pregaditur planin për zbatimin dhe monitorimin e mësimit në shkollë si dhe mësimit në distancë, në mënyrë që të sigurohet përfshirja maksimale e nxënësve dhe arsimtarëve në të gjithë procesin, dhe se këtë plan, si të gjitha planet e tjera do t’i dorëzohen rregullisht drejtorisë kompetente pranë Ministrisë së Arsimit.

Në këtë kuptim, tashmë janë formuar viber dhe grupe të tjera të komunikimit (me punonjësit, aktivet e shkollës, arsimtarët ne këshillet e paraleleve, kujdestarët me nxënës dhe prindërit etj…) ku do të diskutohet vetëm për programet mësimore.

Arsimtarët tanë do të bashkëveprojnë dhe komunokojnë vazhdimisht me njëri-tjetrin, si dhe me nxënësit dhe prindërit e tyre.

Ne si institucion shkollorë do të përdorim të gjitha llojet e komunikimeve bashkohor dhe do të punojmë në përsosjen e aplikacioneve dhe mjeteve të tjera për komunikim dhe punë me nxënës (në shkollën tonë do të përdorim Microsoft 365 Office, Aplikacionin Teams, si dhe platformat Google Classroom dhe Zoom).

Ju urojmë shumë suksese në vitin e ri shkollor.

Drejtori,

Mr Arben Llunji

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top