Wednesday , October 17 2018
Lajmi i fundit

SHF „Marshall Tito“: 28 NXËNËS NË FINALEN E PROJEKTIT „TALENTI IM“

Shkolla fillore Marshall Tito, Marsal TitoNë Shkollën fillore „Marshall Tito“ të shtunën do të organizohet finalja e projektit me emër „Talenti im“.

Në hapësirat e shkollës, në praninë e prindëve, nxënësit e këtij institucioni edukativo – arsimor do të tregojnë talentet e veta dhe do të garojnë në prezantimin në gjuhë të huaj, këndim, art, aktrim, recitim, sport, vallëzim dhe kulturë të përgjithshme.

Nga kjo shkollë theksojnë se në projekt morën pjesë numër i madh i nxënësve, ndërsa në finale do të marrin pjesë 28 prej tyre. „Qëllimi i projektit është identifikimi i talenteve të ndryshme në mesin e nxënësve dhe ofrimi i kushteve optimale për zhvillimin e aftësive të tyre“, thonë në SHF „Marshall Tito“.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top