Sunday , April 30 2017
Lajmi i fundit

Shfaqja “Nana”: PREJ SOT BILETAT NË SHITJE

image-0-02-05-026d4bd377def20eee57829c218c4267c96c84333237a1774477731651ab6d32-VÇdo gjë është praktikisht gati për premierën e dramës “Nana”, me të cilën publikut të Ulqinit do t’i prezantohet grupi teatral “Teuta” i themeluar pak kohë më parë.

Shfaqja në regji të Munib Abazit do të luhet të enjten dhe të premten, me 16 dhe 17 mars, në Sallën e madhe të Qendrës për kulturë, me fillim në ora 20.

Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve, prej sot janë në shitje biletat për këtë shfaqje, me çmim prej dy euro.

Biletat do të shiten çdo ditë në sportelin në hyrje të Qendrës së kulturës, prej orës 11 deri në orën 15.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top