Sunday , January 19 2020
Lajmi i fundit

Shitja e tokës në Pyllin e Pishave: PËRFAQËSUESI I QEVERISË OFROI 3,55 MILION EURO

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjPërfaqësuesi i Qeverisë së Malit të Zi, përmes Drejtorisë për Pronë,  të mërkurën në ankandin e mbajtur në ndërtesën e Komunës së Ulqinit ishte i vetmi ofertues për blerjen e pesë parcelave kadastrale me sipërfaqe të përgjithshme prej 7.902 metër katror të cilat gjenden në Pyllin e Pishave, mëson Portali Ul-info.

Ai për blerjen e kësaj patundshmëri ka ofru 3,552 milion euro, që ishte çmimi fillestar.

Kryetari i Komisionit Pjetër Lulgjuraj tha se oferta është pranuar dhe se në dy, tre ditët e ardhshme do të nënshkruhet kontrata për shitjen.

Në Komunën e Ulqinit presin që pas realizimit të këtij transaksioni, gjegjësisht për dhjetë ditë do të dalin nga bllokada e xhiro llogarisë, e cila zgjatë nga mesi i korrikut.

One comment

  1. Tesh ka me ardh koha qe tesh kam meju shit edhe juve nese nuk reagoni.. Marreeeee..

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top