SHKA “DULCINEA”: NGA E HËNA NË FESTIVALIN NDËRKOMBËTAR NË TURQI

 

SHKA DulcineaShoqata kulturore artistike “Dulcinea” do të marrë pjesë në festivalin folklorik ndërkombëtar që mbahen në Turqi ne qytetin e Antalisë. Trupa e saj do të prezantohet me vallen e peshkatarëve, valle me motive të dasmës Ulqinake dhe me valle kolazh nga krahina të ndryshme shqiptare.

Shka “Dulcinea” nga Ulqini do të udhëtojë të Hënën për në Turqi. Nga data 15 maj deri më 22 maj ajo do të marrë pjesë në Festivalin e 4-të Ndërkombëtar të Kulturës dhe Artit në Belek të Antalisë, i cili tashmë është festival i njohur ndërkombëtar.

Musa Hoxha, koreografi dhe drjetuesi i SHKA “Dulcinea”, bëri të ditur se festivali ka karakter shoqëror dhe në to do të marrin pjesë ansamblet shtetërore apo shoqëritë artistike të 20 vendeve nga Evropa, Azia dhe Afrika. Sipas programit të festivaleve, ansamblet do të shfaqin me kolazhe të valleve popullore, të cilat prezantojnë tiparet karakteristike të folklorit e traditës së vendeve apo rajoneve prej nga vijnë.

Po kështu, janë përgatitur edhe defiletë prezantuese të pjesëmarrësve të festivaleve, nëpër rrugët e qyteteve nikoqire, në të cilat prezantohen vlerat më të veçanta folklorike të vendeve apo të krahinave të tyre, si: këngët, vallet, kostumet popullore, etj.

Musa Hoxha shprehu kënaqësinë që SHKA “Dulcinea” do të paraqitet në festival me programe mjaft të larmishme, të cilat përfaqësojnë në mënyrë  të denjë qytetin e Ulqinit . Kjo është hera e parë që SHKA “Dulcinea” merr pjesë në këtë festival por koreografi Musa Hoxha me shkollën e njohur të vallëzimit  “Porta di Danza“ ka marrë pjesë edhe ne vitin 2008 dhe 2009  në festivalin e njohur  të Antalisë  të organizatës së njohur FOMGED  dhe është pritur shumë mirë nga publiku, si edhe nga shikuesit e shumtë të festivalit, midis të cilëve ka pasur edhe shtetas me origjinë nga krahinat e ndryshme shqiptare, të zhvendosur në Turqi në gjysmën e dytë të shekullit 20.

Edhe pse ishte shume e vështirë per të mbërritur ne këtë festival që të përfaqësojmë qytetin tonë Ulqinin, ne emër të shoqatës  falënderojmë të gjithe sponsoret të cilët na kane përkrahur dhe vazhdojnë te ne përkrahin dhe te gjithë ato qe na kane ndihmuar ne mënyra te ndryshme.  Sponsoret të cilët na kane përkrahur do ti bëjmë të ditur gjate festivalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…