Shkodër: ASLLAN BISHA NË FESTIVALIN LETRAR

Aslan BishaNë kuadër të edicionit të 7-të të Festivalit Letrar të Shkodrës, i cili organizohet nga Biblioteka “Marin Barleti” – Shkodër, mbrëmë është mbajtur takimi i parë me shkrimtarin nga Ulqini, Asllan Bisha.

Një prezantim të shkurtër mbi biografinë dhe veprat e autorit e ka bërë udhëheqësi i takimit, Gjovalin Çuni, drejtor i Bibliotekës “Marin Barleti”, kurse shkrimtari Skender Temali, kryetar i Klubit të Shkrimtarëve të Shkodrës ka folur mbi krijimtarinë e autorit, duke u ndalur sidomos në librin e tij të fundit “Zonja nga kryeqyteti”. Në bashkëbisedim me udhëheqësin, Bisha ka rrëfyer për burimin e frymëzimit të tij nga ngjarjet e jetës së përditshme, dashurinë si një prej temave të librave të tij etj.

Shkrimtari ka mbajtur ligjëratën me temë “Letërsia, hap i parë i bashkimit kulturor ndërshqiptar”. Ai ka theksuar se ndërsa dikur bashkëpunimi ishte i ndaluar, sot ka mundësi të shumta bashkëpunimi, por duhet vullnet. Bisha ka kërkuar vendosjen e urave në letërsi nëpërmjes bashkëpunimit të klubeve letrare, grupeve letrare etj., si dhe që shteti amë të ndihmojë letërsinë shqipe që krijohet në Mal të Zi.

Takimi u organizua në bashkëpunim me Shoqatën e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…