Friday , December 6 2019
Lajmi i fundit

Shkodër: FESTOJNË FITORET E GJERMANISË

ShkoderKur Gjermania kualifikohej për në gjysmëfinale duke mundur Francën, një fotografi e festimeve në Shkodër bëri  xhiron e rrjeteve sociale. Kjo ka tërhequr edhe vëmendjen e vetë gjermanëve, aq sa gazeta “ZeitJung”, ka udhëtuar për në qytetin verior të Shkodrës për të kuptuar se pse festohet kaq shumë me flamurin gjerman.

Gazetari thotë se që në hyrje të Shkodrës është vendosur një flamur i madh gjerman, të tjerë mund t’i shohësh në qytet, bashkë me flamuj amerikan apo edhe të BE-së. Biçikletat janë një tjetër element, të cilat gazetari thotë se e bëjnë këtë qytetet të ngjashëm me ato gjermanë.

“Shqipëria është zyrtarisht një kandidate për në BE, prej dy javësh pasi zona më e madhe e mbjelljes së kanabisit në Europë u shkatërrua. Por deri tani flamuri më i zakonshëm është ai gjerman”- shkruan ai.

Nëse sonte Gjermania do të fitojë kundër Brazilit, rrugët e qytetit do të mbushen plot me të rinj që do të brohorasin për ekipin kombëtar gjerman, thekson ai.

“Shqiptarët besojnë, kur diçka vjen nga Gjermania, atëherë ajo është diçka e mirë. Ne kemi një diasporë të madhe, sidomos në Itali, Greqi dhe Gjermani. Por gjermanët janë më të dashurit, pasi ata jetojnë shumë mirë atje.”- thotë Gazmendi, një qytetar nga Shkodra.

Gazeta flet edhe për shqiptarët e Zvicrës, për të cilët thotë se nëse do të kishin luajtur me Shqipërinë, mbase vendi i vogël do të ishte kualifikuar për Kupën e Botës. Kjo, sipas tij, mbase është arsyeja që në Shqipëri nuk sheh flamuj zviceran

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top