Wednesday , September 30 2020
Lajmi i fundit

Shkodër: POLICIA ME BICIKLETA NË PLAZHIN E VELIPOJËS

Plazhi i madh, Velika plaza, Rana, DetiAta që kanë patur rastin të shijojnë këto ditë plazhin e Velipojës ne rrethin e Shkodrës, janë ndeshur me një risi në drejtim të shërbimit për ruajtjen e rendit dhe qetësisë në këtë territory, shkruan Koha jonë. Tashmë territori i plazhit do te patrullohet nga policët me uniformat e lehta vevore dhe të pajisur me biçikleta. Shefi i Stacionit të Policisë ne Velipojë, Ernest Paluku, bëri të ditur se ky shërbim i ri ka nisur që me datën 1 korrik. Sipas tij, kjo është një iniciative e drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit, duke ofruar kështu një shërbim të ri, i cili do të aplikohet në territoret e plazheve shqiptare. Duke iu referuar plazhit të Velipojës, ku është i vendosur edhe stacioni i policisë që ai drejton, Paluku bën me dije se shërbimi i policisë me biçikleta kryhet me anë të katër patrullave me nga dy policë secila.

Paluku theksoi se shërbimi në stacionin e policisë së Velipojës ofrohet për komunitetin prej vitesh me një efektiv të reduktuar deri në 13 vetë. Ndërkohë, për periudhen e veres, ku me ardhjen e pushuesve të shumtë, gjallëria në këtë pikë turistike dhjetëfishohet edhe efektivi i postës së policisë së Velipojës shkon deri në 45 veta, të cilët nga ana e tyre mbajnë nën kontroll per 24 orë të gjithë territorin e plazhit. Sipas tij, patrullat e policëve me biçikleta, të cilët lëvizin edhe përgjatë të gjithë bregut edhe në pjesen e rërës së lagur, i kushtojnë një vemendje të veçantë edhe vëzhgimit të pjesës së zonës kufitare. Në bashkëpunim edhe me të gjitha strukturat e tjera të drejtorisë policisë qarkut Shkodër, monitorohet non stop edhe tentativat që mund të shfaqen në drejtim të kontrabandës së mallrave, trafikut të drogës etj., me shtetin fqinjë të Malit të Zi, që nga derdhja e lumit Buna në Pulaj dhe deri te Rana e Hedhun.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top