Monday , November 19 2018
Lajmi i fundit

Shkodër: TË MARTËN MBLEDHJA E QEVERIVE TË MALIT TË ZI DHE SHQIPËRISË

Foto: Boris Pejovic (Vijesti)

Foto: Boris Pejovic (Vijesti)

Qeveritë e Malit të Zi dhe Shqipërisë do të mbajnë mbledhjen e pare të përbashkët me 3 qershor në Shkodër dhe ajo është dëshmi e marrëdhënieve miqësore të dy vendeve, lidhjeve të forta të popullit malazez dhe shqiptarë dhe mundësi për hapjen e dialogut për tema të shumta, njoftoi Qeveria në Podgoricë.

Në kumtesë thuhet se kjo është mbledhja e parë e përbashkët e Qeverisë së Malit të Zi me qeverinë e ndonjë vendi tjetër.

Me përfundim të mbledhjes, siç është paralajmëruar, do të nënshkruhet Deklarata e Përbashkët e dy qeverive, Marrëveshja për bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellët në situata emergjente, si dhe Marrëveshja për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Skje – Zogaj për komunikacion ndërkombëtar rrugor dhe liqenor.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top