Saturday , January 23 2021
Lajmi i fundit

Shkolla e futbollit “Federal”: VIJON REGJISTRIMI I ANËTARËVE TË RINJ

Xhemal Kapllanbegu, FederalKëto ditë, në Shkollën e futbollit “Federal”, vijon regjistrimi i anëtarëve të rinj, të vitit të lindjes prej 2002 deri në 2008.

Stërvitjet do të mbahen në fushën e “Federalit”, në afërsi të plazhit “Safari”, ndërsa transporti për të gjithë anëtarët është i siguruar.

Trajner në këtë shkollë do të jetë Xhemal Kapllanbegu.

Xhemali gjatë karrierës së tij ishte futbollistë i Otrantit dhe Federalit nga Ulqini, Mornarit të Tivarit, si dhe KEK-ut, Besianës dhe Kosovës nga Prishtina. Ishte trajner i moshave të reja në Klubin e futbollit Otrant. Gjatë sezonit të vjetshëm udhëhoqi skuadrën e parë të “Federallit” drejt vendit të parë në Ligën e regjionit jugor të futbollit.

Mban titullin e masterit të shkencave sportive, si dhe po vijon UEFA shkollën për trajner, ku së shpejti do të zotërojë A licencën të Federatës europiane të futbollit.

Të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin: 069 – 604 – 850

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top