Tuesday , September 29 2020
Lajmi i fundit

Shkolla e Muzikës: LAJMËRIM PËR REGJISTRIMIN ELEKTRONIK TË NXËNËSVE

Klavir, PianoTë nderuar prindër, nxënës të dashur, regjistrimet për vitin e ri shkollor do të bëhen vetem në mënyrë ELEKTRONIKE.

Afati i regjistrimit do të bëhet nga datat 01 deri me 09 qershor 2020.

Fletë paraqitjet (formularët) për regjistrim mund ti merrni në faqen tonë Facebook (Shkolla e muzikës- Ulqin, Muzička škola- Ulcinj), ose në kërkesën tuaj mund t’ju dërgojm në kontaktet tuaja.
Fletë paraqitjet duhet ti dergoni në adresën e e- mailit : muzskola-ul@t-com.me,
ose mund të na kontaktoni në nr. 030 411427 (Ditëve të punës nga 10h-12h)

Të drejtë regjistrimi:

– në klasë të PARË në Shkollën fillore nëntëvjeçare të muzikës, kanë nxënësit e lindur në vitin 2014 (nxënësit të cilët do shkojnë në klasë të l në shkollat fillore)
– në klasë të DYTË në Shkollën fillore nëntëvjeçare të muzikës, në degët PIANO, FIZARMONIKË, KITARË, VIOLINË , FLAUTË, kanë nxënësit e lindur në vitin 2013 (nxënësit të cilët e kanë mbaruar klasën e l të shkollēs fillore)
– në klasën e PARË në degën e SOLOKËNDIMIT në Shkollën trevjeçare të muzikës, kanë fëmijët e lindur në vitin 2008 (ato të cilët kanë përfunduar klasën e Vl të shkollës fillore).

Për çdo risi dhe informat do jeni të lajmëruar ditët në vijim.

MIRËSEVINI NË SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS!

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top