Friday , November 15 2019
Lajmi i fundit

Shkolla e muzikës: SHPËRBLIME PËR FIZARMONISTËT SIMONOVIQ DHE LEKOVIQ

Klasa-harmonikaNxënësit e Shkollës së muzikës në Ulqin Simon Simonoviq (9 vjeç) dhe Millosh Lekoviq (8 vjeç), në klasën e profesorit të fizarmonikës Jozo Jakoviq, kanë marrë pjesë në Garën e VII internacionale të harmonikës në Knjazhevac, Serbi.

Në këtë garë të njohur dhe në konkurrencë të fortë ku morën pjesë fizarmonistët nga vendi dhe regjioni (Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Lituania…) nxënësit tanë kanë arritur rezultate të mira: Simon Simonoviq fitoi shpërblimin e parë, ndërsa Millosh Lekoviq të dytin.

Në juri ishin emrat e njohur dhe mjeshtrit e mëdhenj nga bota e fizarmonikës klasike, ndër të cilët ishin edhe prof. dr. Zoran Rakiq dhe Nikolla Pekoviq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top