Friday , January 15 2021
Lajmi i fundit

Shkrela Nimanbegut: PSE JE PJESË E PUSHTETIT NËSE NUK I BESON PDS-së?!

Qeveria dhe opozita në Mal të Zi formalisht nuk kanë asgjë kundër që Malësia me qendër lokale në Tuz të fitoj statusin e komunës, vetëm që “disa gjëra” nga propozimi i deputetit të FORCËS Genci Nimanbegu duhet të sqarohen, u arrit përfundimi të hënën në mbledhjen e Këshillit për ligjshmëri në Parlamentin e Malit të Zi.

Anëtarët e Këshillit i habit emërtimi Malësi, Tuz. Deputeti i PDS-së Luigj Shkrela me këto fjal u drejtua propozuesit: “Erdhe me propozim e nuk dinë a do të quhet komuna Tuz apo Malësi. Pra nuk di, sepse ke frikë të thuash”, tha Shkrela.

Nimanbegu u përgjigj që bëhet fjalë për emër historik i cili nuk e ndërron thelbin e ligjit. “Le të vendosin vet a do të quhet Malësi apo Tuz. Kjo aspak nuk futet në thelbin e ligjit”, tha ai.

Kishte vërejtje edhe për studimin e qëndrueshmërisë ekonomike të komunës së re, të cilën e refuzoi Kuvendi komunal i Podgoricës. “Elaborati është krejtësisht i justifikueshëm. Është shumë më cilësor se elaborati i komunës së Petnicës”, tha Nimanbegu dhe theksoi “qëndron mbas versionit të ofruar deri sa ti largojë të gjitha dyshimet që PDS qëndron mbas pavarësisë së komunës Tuz-Malësi”.

Shkrela tha që është i ofenduar me mosbesimin ndaj PDS-ën. “Nuk i beson PDS-së? Kujt nuk i beson? Pse je pjesë e pushtetit nëse nuk beson”, i tha Shkrela Nimanbegut.

Deputeti i Forcës përfundoj që sugjerimet dhe kritikat e kolegëve do ti transformoj në amendamente, kështu që Këshilli për ligjshmëri do të vendos më vonë për propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizim territorial të Malit të Zi.

One comment

  1. o sa mire me qen shqiptar

    Llui Shkrela prap po deshmon se ish turpi i kombit shqiptar,ai duhet me votua i pari se jo me sabotua procesin…turp per ty…Te lumt i nderuari Genc,vec vazhdo,ishalla ke sukses edhe perkunder njerzve qe nuk i ja duen te miren kti popull.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top