Thursday , October 22 2020
Lajmi i fundit

Shoqata e bjeshkatarëve “Rumia”: NISJA NË MALIN E SHENJTË VETËM NGA SHESTANI

Shoqata e bjeshkatarëve “Rumia” lajmëroj të gjithë ato që të dielën me 9 qershor dëshirojnë të ngjiten në majën e këtij mali këtë gjë ta bëjnë nga fshati Brisk në Krajë. “Për shkak të punimeve në rrugë nuk është e mundur të nisen nga  Mikuliqi, edhe pse kemi planifikuar që ky vend të jetë pika nisëse për një pjesë të bjeshkatarëve”, thanë nga kjo organizatë.

Shtojnë që nisja e përbashkët nga Kraja është planifikuar në ora gjashtë të mëngjesit, ndërsa nisja nga Ulqini për në Brisk do të jetë dy orë më herët, gjegjësisht në ora katër.

“Me ngjitjen në malin e shenjtë të Rumisë, javën e dytë të muajit qershor, ringjallim traditën njëmijë vjeçare”, pohojnë nga ShB “Rumia.

One comment

  1. i bej thirrje organizates `rumija` qe mos ta impnoni malin e rumis si te `shenjt` sepse nuk esht vend per tu quajtur i shenjt edhe me gjith se esht vendos ajo objekt si kult fetar qe i takon fes ortodokse, (edhe po te ishte vendosur me vullnetin e popullit te asaj krahine) po ashtu vlen per te gjith atdhetaret tan, te jemi te kujdesshem me keto gjera qe edhe neqese sa do individ qe te ngjiten atje ne rumi mos te ngjiteni me perkushtim te shenjt por ja vlen qe te ngjitemi vetem e vetem qe te jet nje `Protestim te qet“ kundra asaj objektit te metalt qe esht vendosur me `dhune`.
    ta mbrojm token tone
    ta mbrojm atdheun ton
    te ngjitemi me synim te percaktuar qe ta tregojm forcen ton dhe te luftojme ne cfaredo aspektit per trojet tona.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top