Sunday , September 27 2020
Lajmi i fundit

Shoqata e diabetikëve: FITUAN 20 APARATE PËR MATJEN E SHEQERIT NË GJAK

Farmacia ” Pharmalive ” dhuroj sot 20 aparate për matjen e nivelit të sheqerit në gjak, shoqatës së diabetit “Rrethi i Kaltër” nga Ulqini.

Këto paisje moderne janë të brezittë ri, sepse përveç përqindjes së nivelit të sheqerit në gjak mbat dhe parametra të tjerë që lidhen me diabetin.pharmalifeDrejtoresha e Farmacisë “Pharmalive ” mr.ph. Mehrixhana Dervishi Llazorja shprehu kënaqësinë që u dha mundësia të ndihmojëshoqatës “Rrethi i Kaltër” dhe të gjithë personat që vuajnë nga sëmundja e diabetit. Ajo shtoj se do të ketë edhe akcione të tjera të ngjjshme në të ardhmen.

Përposë këtij donacjoni të gjithë anëtarët e shoqatës të cilët vijnë me fletën e anëtarësimit mund të blejnë kartela/shirita për aparate me një zbritje prej 10%.

Kryetari i shoqatës”Rrethi i kaltërt” Ulqin, Izedin Dino Ramović falënderoi kolektivin e farmacisë Pharmalive dhe partnerët e tyre për donacionin dhe për çdo gjë tjetër që bëjnë për diabetikët. Ai paralajmëroi se këto ditë do organizojnë ligjerata nga një mjek specialist nga kjo fushë i dhe me këtë rast do ti jepet anëtarëve një numër të pajisjeve dhe mallra të tjera për terapi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top