Friday , November 27 2020
Lajmi i fundit

Shoqata e Ekologëve: HARTËZIMI I LISIT SHKODRAN EDHE NË ULQIN

Skadarski dub, Lisi ShkodranOrganizatat joqeveritare Shoqata Malazeze e Ekologëve dhe “Rural urban” filluan aksionin e hartëzimit dhe shënimit të llojit të rrallë të drurit me emrin lisi shkodran, i cili është i mbrojtur me ligj si endemik dhe i cili në të kaluarën përbënte pyjet e ultësirave tona.

“Para më shumë se 150 vitesh zona e luginës së Bunës, rrafshinës së Bjellopavliqit, rrethinës së Liqenit të Shkodrës me rrafshinën e Zetës përbëheshin nga pyjet e mëdha. Me formimin e komplekseve bujqësore, me zgjerimin e vendbanimeve dhe me shfrytëzimin e këtij druri për ngrohje, pyjet e listi shkodran u reduktuan në dru individual dhe bashkësi “ishullore”, thonë nga këto organizata.

Siç paralajmërojnë, për fillim do të tentojnë të gjejnë të gjitha drunjtë e vjetër të lisit dhe të mbledhin 20.000 lende lisi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top