Tuesday , September 29 2020
Lajmi i fundit

Shoqata e ullishtarëve: TË NDALOHET NDËRTIMI I PALIGJSHËM NË ULLISHTË

valdanos-ulqinShoqata e ullishtarëve të Ulqinit ka ftuar sot të gjithë institucionet që sa më shpejtë të ndalojnë ndërtimin e paligjshëm të objekteve të forta në Ullishtë. “Mendojmë që duhet të reagohet shpejt në mënyrë që kjo dukuri mos të marr hov”, kanë deklaruar ullishtarët.

Ato shtojnë që në këtë mënyrë prishet rrezikshëm kjo hapësirë e mbrojtur, gjegjësisht kompleksi më i madh i ullinjve shekullor në Mesdhe, me mbi 75 mijë rrënjë të kësaj bime të bekuar.

“Me ndërtimin në zemër të ullishtës, kemi frikë që ky thesar i madh jo vetëm që do të devastohet, por dalëngadalë edhe do të zhduket”, theksojnë ullishtarët e Ulqinit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top