Friday , January 17 2020
Lajmi i fundit

SHOQATA GLOBUS-ART: Panairi i I-rë Ndërkombëtarë i prodhimeve artistike

Shoqata  e artizaneve “Globus-Art nga data 13 deri më 23 qershor 2013 organizon Panairin e I-rë  Ndërkombëtarë të prodhimeve artistike, në komunën e Ulqinit.

Me datën 13 qershor Panairi mbahet në Krythë, kompleksi “Lamiga” me fillin në ora 10:00-18:00h. Hapja solemne do të mbahet në Ulqin, hoteli “Llolla” me 14 qershor në ora 10:00-23:00 dhe me 15 qershor nga ora 10:00-15:00.

Panairi pastaj vazhdon në shetitoren e Ranës në Ulqin, nga 15 deri më 23 qershor nga ora 18:00-01:00.

Në panair do të prezantohen këto veprimtari artistike: Piktura, Skulptura, Artizanati, Etnografi, Arkeologji, Fotografi , Shtëpi botuse të librit, Produksione muzikore, Grafistë të tatuazheve, Suvenire etj. Pjesmarrësit që do të prezantojnë punimet e tyre vijnë  nga: Shqipëria, Kosova , Mali i Zi, Serbia , Bosnja- Hercegovina, Bullgaria,  Rumania dhe  Hungaria.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top