Thursday , August 16 2018
Lajmi i fundit

Shoqata “Labeatët”: EKSPOZITA „MIDIS SHEKUJVE“

Midis shekujsh 3Të shtunën me datë 5.5.2018, në kuadër të manifestimit Pranvera në Anë të Malit, u organizua ekspozita “Midis shekujve” me autor koleksionistin Ermal Sela, organizuar nga shoqata “Labeatët” dhe shoqata “Ora”.

Veglat muzikore shqiptare janë pasuri e shpikur prej shqiptarëve.Rrugëtimi artistik i produktit sa profesional aq edhe historik ka thadruar të drejtën dhe ka kalitur durimin se në përcaktimin e këtyre të vërtetave do të arrihet me “shpirt të vluem e me mendje të kullueme” do të shprehej Martin Camaj. Fakti se këto vegla muzikore kanë shoqëruar, ngazëllyer, inspiruar, argëtuar, motivuar e promovuar shpirtin krijues të një kombi në tallazet e jetës së tij, është një nga veçantitë e trashëgimisë që së paku duhet injektuar brezit të ri.

Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin edhe Dr.Bashkim Lajçi i cili ligjëroi me temën” Ornamentika në veglat muzikore shqiptare”.
Lahutari i mirënjohur nga Rugova Hysen Kurtaj kënaqi të pranishmit me melodinë e lahutës shekullore dhe të çiftelisë.Midis Shekujsh

Ekspozitës me vegla muzikore ju bashkangjiten edhe instrumentistët nga Ana e Malit dhe Kraja, të cilët u shpërblyen edhe me mirënjohje për ruajtjen dhe kultivimin e veglave popullore shqiptare.
Për shkak të kushteve jo të favorshme atmosferike aktiviteti u organizua në shkollën fillore “Bedri Elezaga”, ku me kētē rast falenderojmē drejtorin Arsim Cuca.
Ekspozita midis shekujve u harmonizua shumë bukur me ekspozitën personale tē Muho Dushkut “Trashëgimi natyrore”.Njē kēndvështrim dhe vlerësim pēr ekspozitën e M.Dushkut dha doktor Argëzon Sulejmani.Në lidhje me vlerat e trashëgimisë kulturore foli Gazmend Kovaçi.

Një pjesē tē programit e moderoi Arjeta Kurti.Larmi ekspozitēs me veshjet tradicionale vendase i dhanë Arbana Cura, Edin Zaga, Arbra Tahiri dhe Edin Zaga.

Aktiviteti u përcoll nga RTV i Malit të ZI.

Aktivitetin e sponsorizuan:
BKA-Kabil Kurti,
Albanian American Foundation-Cafo Boga.
KKSH si edhe Ndërmarrja Komunale-Ulqin.
Përkujdesja teknike Dini Zeneli.
Foto nga Ardian Taipi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top