Friday , January 15 2021
Lajmi i fundit

SHOQATA RUMIA: Kumtesë për opinion

Shoqata e bjeshkatarëve “RUMIA” është organizatë e sapoformuar jofitimprurëse e cila ka filluar me aktivitete vitin e kaluar si grup joformal i motivuar me dëshirën për rikthimin e një tradite te lashtë të daljes masovike të popullatës në maje të Rumisë.

Këshilli organizativ me përkrahje simbolike arriti të organizojë vitin e kaluar më 10 qershor,  daljen në maje të Rumisë, ku morën pjesë rreth 80 përkrahës të kësaj tradite.

Për jetësimin e kësaj ideje dhe për organizimin më të suksesshëm më 16 prill 2013  organizuam Kuvendin themelues dhe formuam Shoqatën e bjeshkatarëve “RUMIA”.

Përveç qëllimeve dhe veprimtarive që ka një shoqatë e rëndomtë e bjeshkatarëve, në Statutin e Shoqatës kemi si Qëllim të veçantë : Ringjalljen e traditës mijëvjeçare të daljes në maje të Rumisë dhe organizimin e lojërave tradicionale popullore në Djerrin e Rumisë, për çdo vit në javën e dytë të muajit qershor.

Dalja do të organizohet më 09. qershor ( e diel).

Enkas për këtë manifestim, Shoqata ka themeluar një Këshill organizativ me anetare nga te gjitha trevat dhe strukturat shoqerore.

Këtë vit presim dalje masovike në maje të Rumisë dhe për të gjithë pjesëmarrësit planifikojmë përgatitjen e ushqimit dhe pijeve freskuese si dhe organizimin e një programi kulturo – artistik me rastin e kthimit të bjeshkatarëve nga maja e Rumise, ne fshatin Brisk (ne Kraje).

2 comments

  1. kam ndegjuar qe edhe malazezt kajn fillu me dal ne rumi puna asaj konzervet, por edhe Na le te dalim sa me shum qe shkojm ta ndertojm nje xhami , keshtu qe te jemi barazim .

  2. o popull, mas shkoni atje ne rumi se kajn fillu gjarpnijt me dal

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top