Monday , May 20 2019
Lajmi i fundit

Shpenzimet publike: MË SË SHUMTI SHPENZOHET PARA ZGJEDHJEVE

Mali i Zi, për dekada me radhë, shpenzon më shumë se sa krijojnë qytetarët dhe ekonomia e tij. Ky fakt më së miri vërehet nga rritja e borxhit publik. Ai tani është pothuajse tre herë më i lartë se në kohën e fitimit të pavarësisë në vitin 2006! Tejkaloi 70 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), përkatësisht më 31.12.2018. ishte tre miliard e 153 milion euro. Nëse do të ndahej në të gjithë qytetarët, atëherë secili nga 620.000 qytetarë të Malit të Zi ka borxh rreth 5.000 euro.BORXHI PUBLIK

Po ashtu, në këtë shtet shpenzimi publik është shumë i lartë. Ai zyrtarisht është pak më i ulët se 50 për qind të PBB-së, gjegjësisht më i lartë se dy miliard euro.

Niveli i lartë i shpenzimeve publike shkakton alokimin joefikas të burimeve, gjersa rritja e tatimeve për të financuar shpenzimet destimulon investimet, kursimin dhe inovimet.

Ekspertët ekonomik mendojnë se shpenzimet publike me vlerë më të lartë se 35% të PBB-së ndikojnë negativisht në rritjen ekonomike, ku rritja e shpenzimeve publike për 1% zvogëlon shkallen e rritjes së PBB-së mesatarisht 0,3 – 0,4% në vit. Kjo në veçanti është karakteristikë e ekonomive me administratë publike jo efikase, gjersa me administratë efikase efektet negative mund të zbuten në masë të konsiderueshme.

Por, gjasat që në periudhën afatshkurtër diçka do të ndryshojë për mirë në këtë fushë në Mal të Zi janë të vogla. Përkundrazi, trendët brengosin, sepse presionet për rritjen e shpenzimeve publike janë gjithnjë e më të fuqishme. Është akorduar rritja e pagës minimale që do të ndikojë në kërkesat për rritjen e pagave në administratën publike, ndërsa shpenzimet për shëndetësi, pensione dhe arsim janë gjithnjë e më të mëdha. Kjo gjë nuk do të ishte problem sikur ekonomia e brendshme të ishte më e fuqishme dhe konkurruese, ndërsa korrupsioni më i vogël.timthumb

Problemi themelor është që pjesa më e vogël e buxhetit shkon në investime, gjegjësisht që pjesa më e madhe shkon në shpenzime. Kjo do të thotë më pak para për ripërtëritjen e fondit prodhues dhe për investime të reja. Prandaj Qeveria gjithnjë e më shumë mbështetet në burimet e huaja investuese.

Po ashtu, zgjedhjet e shpeshta në nivel shtetëror dhe lokal, shkaktojnë presion në shpenzime. Gjatë cikleve zgjedhore, edhe në perëndim, Qeveritë kanë tendencë të shpenzimit më të lartë.

Përndryshe, pika më e lartë e shpenzimeve të shteteve të BE-së është mbrojtja sociale, me rreth 40 për qind nga shpenzimet e përgjithshme, pastaj vjen shëndetësia me 15, shërbimet e përgjithshme publike me 14, gjersa për arsim ndahen rreth 10,3 për qind.

Ky tekst publikohet në kuadër të projektit “Paraja publike për të mirën publike” të cilin e realizon OJQ “Horizonti i Ri” në kuadër të Programit për shoqërinë civile dhe mediat: Përkrahja e rrjeteve rajonale tematike të organizatave të shoqërisë civile – “OJQ-të si partnerë të barabartë në procesin e monitorimit të financave publike”, i cili zbatohet në nivelin e Ballkanit Perëndimor, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Logo za disclaimer

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top