Friday , March 5 2021
Lajmi i fundit

Shpërblimi i filantropisë Iskra: NDËR FITUESIT EDHE ULQINAKJA SABRA DECEVIQ

SabraFondi për Qytetari Aktive (fAKT) publikoi listën e shpërblimeve dhe mirënjohjeve vjetore për filantropi “Iskra”. Sipas vendimit të jurisë, do të ndahen tre shpërblime, një shpërblim special dhe pesë mirënjohje.

Fituesja e shpërblimit special është edhe Ulqinakja Sabra Deceviq, e cila është e martuar në Tuz. Siç thonë organizatorët, ajo tash shumë vite jep kontribut të rëndësishëm në procesin e inkluzionit social në Mal të Zi.

Në fillim të vitit, përmes kutive të donatorëve, Sabra organizoi aksionin e grumbullimit të mjeteve për familjet e rrezikuara sociale në territorin e Komunës së Tuzit dhe arriti të sigurojë ndihma në formën e artikujve ushqimor dhe higjienik për 20 familjet më të rrezikuara, me vlerë mbi 10 mijë euro.

Për projektet e organizatës “Fëmijët e Malit të Zi” në krye të së cilës është, ajo siguroi 53 mijë euro, të cilat u dedikuan për fëmijët dhe të rinjtë dhe fuqizimin e tyre.

Ndarjen e çmimit “Iskra” e organizon FAKT-i në partneritet me Drejtorinë për Diasporë dhe Dhomën Ekonomike të Malit të Zi, me përkrahjen e Komisionit Evropian dhe Fondit të Vëllezërve Rokfeler.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top