“Paguani faturën e radhës për ujë dhe shmanguni çkyçjeve”, thuhet nga SHPK “Ujësjellës dhe kanalizime” – Ulqin.
Qytetarët të cilët kanë fatura të papaguara thirren që ta paguajnë borxhin me këste me vlerë 20 euro, pa interes, në këste të barabarta mujore.
Siç shtohet, ky aksion quhet “Uji për të gjithë” dhe do të zgjasë deri më 31 dhjetor.