Shqipëri-Mali i Zi: THELLIMI I BASHKPUNIMIT NË TURIZËM

Shqipëria dhe Mali i ZI kanë thelluar bashkëpunimin dypalësh për sa i përket fushës së turizmit. Në këtë kuadër të dyja vendet po punojnë për dy projekte rajonale që lidhen me turizmin malor si edhe po shqyrtojnë mundësinë për të përdorur Detin Adriatik dhe Liqenin e Shkodrës si pikë transporti për turistët nga të dyja vendet. Në ambientet e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, ministrja Eglantina Gjermeni, priti homologun e saj malazez, Branimir Gvozdenoviç, dhe firmosën marrëveshjen dypalëshe në fushën e turizmit. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje me Malin e Zi vjen pas asaj me Kosovën.Turizmi Shqipri-Mali i  Zi okMarrëveshja

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është thjeshtësimi i procedurave kufitare si edhe  shkëmbimi i përvojës në fushën e turizmit, në mënyrë që të nxitet lëvizja e grupeve turistike ndërmjet të dy vendeve. Në bazë të kësaj marrëveshjeje do të inkurajohen edhe bshkepunimi i institucioneve përkatëse turistike, si publike ashtu dhe publike. Ndër të tjera, të dy vendet do të shkëmbejnë edhe informacion statistikor, për fushën e turizmit, në mënyrë që të zbatohen me efikasitet strategjitë e përbashkëta.  Gjatë takimit me delegacionin malazez u ra dakord, që të punohej për një promovim të përbashkët të potencialit turistik të të dyja vendeve duke organizuar panaire dhe veprimtari të përbashkëta nga operatorët turistikë, si nga ato të Shqipërisë ashtu edhe nga ato të malit të Zi.

Turizmi malor

Ministrja Gjermeni vuri në dijeni homologun e saj malazez Gvozdenoviç për ecurinë, për sa i përket pjesës shqiptare, të projektit ndërkufitar të Alpeve dhe atij të Majave të Ballkanit. Projekti Majat e Ballkanit synon krijimin e shtegut malor me gjatësi rreth 192 kilometra që shtrihet në 3 vendet, Shqipëri, Kosovë dhe Mal i Zi, i cili promovon potencialet turistike të këtyre zonave, por shërben edhe si një model bashkëpunimi ndërmjet tre shteteve kufitare.

“Përmes këtyre projekteve rajoneve, ne synojmë zhvillimin e produktit lokal turistik, u shpreh Ministrja Gjermeni, e cila vlerësoi se këto oferta turistike rajonale promovojnë atraksionet turistike, ofrojnë kombinimin  e kulturave dhe traditave mes vendeve, duke garantuar zhvillimin ekonomik dhe duke e bërë rajonin tonë konkurrues në tregun evropian”, – nënvizoi ministrja Gjermeni.

Liqeni dhe deti

Në këtë takim të dy palët ranë dakord të punojnë për projektin ndërkufitar të Liqenit të Shkodrës i cili do të nxisë jo vetëm shkëmbimet turistike, por edhe ato të mallrave mes dy vendeve tona. Marrëveshja e nënshkruar nga dy ministrat, synon angazhimin e të dy vendeve përmes programeve të përbashkëta, edhe nëpërmjet fondeve IPA  në menaxhimin e liqenit të Shkodrës apo investime që synojnë përmirësimin e infrastrukturës turistike përgjatë bregdetit të dy vendeve. (Shekulli)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

Ministri Gjeka në KKSH: TË HAPET ZYRA EDHE NË TIVAR

Ministria për të drejtat e njeriut dhe të pakicave Fatmir Gjeka, së bashku me sekretarin shtetëror pranë kësaj ministrie Astrit Hoxha dhe drejtorin në Drejtorinë për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të popujve pakcë