Monday , March 27 2017
Lajmi i fundit

Shqipëri: PROMOVIMI I ARKEOLOGJISË NËNUJORE NË QËLLIME TURISTIKE

Ekspozita nenujoreAgjencia Kombëtare e Bregdetit e Shqipërisë dhe Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Komisionin Kombëtar të Shqipërisë për UNESCO-n kanë organizuar sot në Tiranë ekspozitën “Pasuritë nënujore të Shqipërisë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë ekspozitë janë paraqitur fotografi dhe dokumente të ndryshme të institucioneve të trashëgimisë natyrore dhe kulturore nga nën deti shqiptar. 

Duke folur në aktivitetin e prezantimit të kësaj ekspozitë, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, u shpreh se kjo ekspozitë organizohet për pasuritë kulturore dhe natyrore në Shqipëri, sipas tij, për t’i ruajtur dhe për t’i njohur më shumë.

“Ky numër modest fotosh që kemi sot këtu, sjell një lloj pasqyre të fund-detit shqiptar i cili ka pasuri të jashtëzakonshme, duke filluar nga shekulli i 5-6 deri në Luftën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore, ku territori shqiptar ka qenë shumë i trazuar dhe ka shumë pasuri të anijeve të mbytura”, u shpreh Tare.

Duke vënë në dukje se kushtimi i rëndësisë ndaj detit në Shqipëri është i zbehur, Tare në vijim ka tërhequr vëmendjen tek pasuria shumë e madhe që ka ai dhe ka theksuar se kjo trashëgimi mund të shërbejë për zhvillimin e turizmit në vend.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top