Tuesday , November 19 2019
Lajmi i fundit

Shqiperi: RAMA KRYEMINISTER, META KRYEPARLAMENTAR

Edi Rama do te jete kryeministri i ri, nderkohe qe kreu i LSI-se, Ilir Meta do te drejtoje Kuvendin e Ri te Shqiperise.

Dy kryetaret e PS-LSI, Edi Rama dhe Ilir Meta, u takuan per rreth 2 ore e 30 minuta per te vendosur piketat e planit te tranzicionit deri ne hapjen e legjislatures se re. “U ra dakord qe ne funksion te nje ndarjeje te pergjegjesive per te permbushur me sukses detyrimet qe burojne prej votes plebishitare te 23 qershorit per Aleancen per Shqiperine Europiane, kryetari i PS Edi Rama do te drejtoje qeverine e re, ndersa kryetari i LSI Ilir Meta do te drejtoje Kuvendin e ri”, thuhet ne njoftimin zyrtar.

Sipas marreveshjes, u konfirmua angazhimi publik i PS-LSI per te ndare mandatin e deputetit nga detyra ekzekutive e ministrit. “U vleresua se pikesepari nje grup i perbashket pune nen drejtimin e Sekretarit te Programit te PS, Ilir Beqja, dhe anetarin e kryesise se LSI Edmond Haxhinasto, duhet te nise menjehere nga puna per planin e detajuar te punes se 300 diteve te para qe do t’i paraqitet publikut ne muajin shtator.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top