Thursday , June 4 2020
Lajmi i fundit

Shtabi i Komunës: PAKETA PËR LYPËSIT, NDALOHET HYRJA NË ADË, PUNËTORËT TRANSPORTOHEN NË BOZHAJ

prosjakTë hënën Skuadra për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Ulqinit miratoi dhe realizoi një sërë masash dhe aktivitetesh.

Siç tha për Portalin Ul-info kryetari i Shtabit dhe kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, përmes pikës kufitare Bozhaj – Hani i Hotit u sigurua largimi i 80 punëtorëve të përkohshëm nga Shqipëria të cilët ndodheshin në Ulqin.

Njëkohësisht u ndanë paketat për lypësit, si dhe u vazhdua ndarja e paketave për më të varfërit në bashkëpunim me Qendrën për Punës Sociale dhe Drejtorinë e Policisë të Malit të Zi – Njësia Ulqin, në mënyrë që të largohen lypësit nga vendet publike dhe në këtë mënyrë të parandalohet përhapja e koronavirusit.

U miratua edhe vendimi për ndalimin e hyrjes në Adë, përveç për ato persona të cilët në atë zonë kanë objektet e tyre.

Ekipi komunal për mbrojtje dhe shpëtim i tërheq vëmendjen subjekteve juridike te cilët në objektet e tyre ofrojnë shërbime nga aparatet per kafe(pika karburanti etj) që rreptësisht t’u përmbahen masave dhe urdhëresave te Ekipit Koordinues Nacional e që i përkasin mbajtjes së distancës sociale dhe grumbullimit të më shumë se dy personave ne objekte ose në hapësirën publike para tij.

Shkelja e këtyre rregullave do te ndëshkohet nga organet përkatëse.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top